“Doni t’ja fitoni lojën me intervista e ta vini Dinamon në gjumë”, batuat mes Abazit dhe Dostit: Partizani nuk e ka një sulmues si unë

Përpara se të luhet në fushën e lojës, derbi mes Partizanit dhe Dinamos ka nisur të luhet edhe në studio televizive. Dy ish-lojtarë të skuadrave kryeqytetase kanë qenë në një lidhje paralele me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV” dhe kanë shkëmbyer batuta mes tyre. Edmond Dosti ka nxjerrë në pah pikat që çalojnë te skuadra e tij e zemrës, Partizani. Ndërsa në krahun tjetër, Eduard Abazi ka bër batutën se këto fjalë bëhen për të krijuar idenë e një ekipi të dobët dhe për të vënë në gjumë Dinamon.

“Do të thoja që ne dinamovitët nuk para i vlerësojmë këto komente përpara loje, qoftë të Dostit, qoftë të Zhupës, megjithëse Zhupa ka luajtur me ne te Dinamo. Ka qenë djalë i mirë. Këto janë gjëra që ndoshta duan ti ulin ritmin Dinamos dhe tja fitojnë lojën me këto intervista. Por nuk ka Partizani-Dinamo të dobët, Tirana-Partizani të dobët apo Dinamo-Tirana të dobët në një lojë që është derbi. Për sa i pëket këtyre tre lojrave, kushdo gjeneratë që përfaqëson fanellën qoftë të Tiranës, qoftë të Partizanit, qoftë të Dinamos të gjithë djemtë që futen në fushë do të japin maksimumin dhe do përpiqen të bëjnë sa më pak gabime.

Ju thoni që Partizani është dobët që Dinamo të flejë nesër në gjumë, edhe të mos luajë në fushë sepse qenka dobët Partizani se tha Mokja, Sulçja apo Zhupa. Jo. Partizani është një ekip konstruktiv, agresiv. Partizani di ti luajë derbit. Kështu që Dinamo duhet të jetë e përqendruar në maksimum nesër, mos na vër në gjumë për nesër”, ka thënë Eduard Abazi.

Nuk ka munguar kundërpërgjigja e Dostit, që mundohet të qendrojë me këmbë në tokë dhe të thojë të vërteta ashtu siç ai i mendon. Një mënyrë kjo për të bërë Partizanin të reflektojë dhe të ringrihet në nivelin që i takon.

“Do isha shumë i kënaqur që Partizani të ishte kështu si thoni ju, por e vërteta është ndryshe. Unë gjithmonë jam që më i miri le të fitojë nesër. Por të vërtetat për Partizanin duhet t’i themi ashtu siç janë. Ne jemi ish-futbollista që vetëm e ndihmojmë ekipin tonë. Nuk kemi asnjë interes dhe për  këtë fakt na takon të jemi pak kritik. Si në një shtëpi të mirë, ku dikush kritikon që fëmijët të ecin më mirë në jetën e tyre.

As Partizani nuk e ka një Edmond Dosti, as Dinamo nuk e ka një Eduard Abazi.  Nuk jemi këtu për të folur për jetën tonë. Sa kemi bërë në jetën tonë e kemi vendosur historinë aq sa kemi dhënë për popullin. E rëndësishme është se çfarë do bëjnë nesër ekipet e zemrës”, është shprehur Edmond Dosti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online