Votime të shumta për të zgjedhur “Personazhin e Vitit”, ja sesi është renditja provizore për 3 vendet e para pas vetëm 5 orësh

Në ditën e sotme “Sport Ekspres” ka hapur një votim për të gjithë lexuesit që të zgjedhin “Personazhin e Vitit”. Në një kohë kur të gjithë po flasin për politikë, është më e shëndetshme që t’u japim vlerë dhe të ngremë figurat e pastra, ato sportive, që na bëjnë krenar.

Votimet kanë qenë të shumta në këto 5 orë me mobilizimin e njerëzve që kërkojnë të shprehin mendimin e tyre për më të preferuarin. Deri tani në vendin e parë po rezulton Briken Calja, kampioni i botës në peshëngritje në stilin e shkëputjes. Në vendin e dytë vjen Armando Broja, sulmuesi që ka fituar zemrat e shqiptarëve.

Ndërkohë në vendin e tretë deri tani po renditet Alban Beqiri, boksieri që arriti të marrë medalje në Beograd, një vend që nuk i mirëpret shqiptarët. Sigurisht që renditja është provizore dhe jemi shumë ditë larg fituesit, me votimet që vazhdojnë deri në 31 dhjetor. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online