Kapiteni i Liverpulit është bërë protagonisti i një episodi mjaft të veçantë dhe gjithçka është kapur nga kamerat.
Gjatë përgatitjeve për një video për rrjetet sociale të klubit, Henderson po mbante pranë celularin e një prej kameramanëve, ku papritur vjen një mesazh nga gruaja e kameramanit, e cila lajmëronte bashkëshortin e saj se po lindte fëmijën.
“Telefoni i kujt është ky. A mos është gruaja juaj shtatzënë? Më duket se duhet të nxitoni”, i tha futbollisti kameramanit fatlum, i cili ia ktheu me një batutë. “Mos e vrit mendjen, ajo do të jetë mirë të paktën edhe për 20 minuta”.
When you’re on a shoot and @JHenderson tells you that your wife’s waters have broken!!
Cheers Hendo! ??? #LFC @trentaa98 pic.twitter.com/Z1Wxk6WkND— Lee (@Lee_D_J) September 13, 2018