VIDEO/ Po kjo çfarë ishte? Rashford realizon golin e vitit dhe i mbyll karrierën rivalit, Junajtid fiton ndeshjen e çmendur

Manchester United ka fituar me rezultatin 2-3 ndaj Brighton duke marrë një 3 pikësh që i jep disi qetësi ekipit që drejtohet nga ana e Solskjaer. Mes dramës, protagonizmit të VAR dhe golave që meritojnë vetëm duartrokitje për spektaklin e ofruar. Përballja u hap fillimisht nga Maupay që në minutën e 40 e ka ekzekutuar penalltinë me një parabël, për t’i dhënë më shumë emocion. Në fundin e pjesës së parë do të vinte edhe barazimi i rezultatit nga Maguire.

Për t’u ndalur te kryevepra e Marcus Rashford, që mund të krahasohet lehtësisht me shumë legjenda të futbollit botëror. Sulmuesi i “djajëve të kuq” ka shpalosur të gjitha aftësitë e tij, duke i mbyllur karrierën edhe mbrojtësit të Brightonit, Ben White. Një realizim për notën “10” dhe që padyshim mund të jetë goli i vitit.

Por pavarësisht kësaj, Brightoni ka barazuar në minutat e 95 atje ku March e mposhti sërish De Gean. Nëse mendoni se këtu përfundoi edhe takimi, pasi u akorduan vetëm pesë minuta shtesë, gaboheni rëndë. Kryesori i takimit ka dhënë edhe një penallti për Manchester United në minutën e 100 të ndeshjes atje ku Bruno Fernandes e ka dërguar në rrjetë dhe ku është marrë fitorja e vuajtur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online