VIDEO/ Rroca ka nivel të lartë në Turqi, Kristal Abazaj debuton me asist dhe shkëlqejnë si te Kukësi

Eduart Rroca dhe Kristal Abazaj e kanë nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tyre në ekipin e ri me Instabulspor. Menjëherë ka ardhur fitorja e parë në transfertë me shifrat 1-3 ndaj Umraniyespor.

Mesfushori që ka qenë pjesë e Kukësit së fundmi ka shkëlqyer me nivelin e lojës, duke bërë diferencën në momente të caktuara të takimit dhe e ka nisur nga minuta e parë. Ndërkohë në 72 është aktivizuar edhe Kristal Abazaj.

Sulmuesi do të futej menjëherë si protagonist te Instabulspori duke dhënë asist në minutën e 86 të ndeshjes. Pasi ka marrë krahun dhe ka depërtuar në të djathtë me shpejtësinë e zakonshme, do të gjente Zeybek dhe ky i fundit do të dërgonte lehtësisht topin në rrjetë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online