Qani tani! Çfarë ironie e tmerrshme e fatit, lojtari përfundon nga tallja me Junajtid te duart në kokë

Jeta ndonjëherë të kthehet më shpejt se nga çfarë e mendon! Një leksion dhe mësim i madh vjen për lojtarin e Brightonit, Neal Maupay, që zgjodhi të festonte dhe për më tepër që të tallte kundërshtarin përpara kohe.

Në minutën e 40 të takimit do të hapte spektaklin ndaj Manchester United, duke realizuar me parabël nga penalltia dhe duke mposhtur De Gean. Menjëherë ka ardhur festimi ironizues për të dhënë mesazhin: “Qani tani”.

Por kush do të lotonte në fundin e 90 minutave, ose më saktësisht të 100 minutave? Vetë Neal Maupay. Rezultati ishte në shifrat 2-2 dhe në aksionin e fundit të Manchester United, lojtari në fjalë i Brighton e ka kapur topin me dorë. Duart në kokë dhe duke mos i besuar syve për atë që ndodhi, leksioni më i mirë i ka mbërritur në ditën e sotme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online