Edhe pse miqësore, Brazil-Uruguai mbetet gjithmonë një ndeshje e fortë dhe e luftuar. Ekipi i Tites fitoi me një gol të Nejmarit me penallti, por një episod i veçantë ka ndodhur gjatë miqësores së mbrëmshme.
Protagonistët kanë qenë Edinson Kavani dhe Nejmar. Të dy janë shokë skuadre te PSG, por ndryshon situata kur ata veshin bluzën e kombëtares. Lojtarët kanë patur dhe më parë shkëndija mes tyre, si në rastin e përplasjeve për një penallti.
Por edhe sivjet në Champions Nejmar u pa i tërbuar, teksa Kavani në ndeshjen me Napolin i ndërhyri gabimisht brazilianit. Ndërhyrja që uruguaiani i bëri shokut të tij të skuadrës te PSG-ja, është komentuar pas ndeshjes. Kavani shkoi t’i jepte dorën kundërshtarit, të cilin e ndihmonte të çohej dhe më pas u pa një tërheqje e Nejmar.
Cavani takes out Neymar
And Neymar acts like it was the hardest tackle ever
Neymar is such a cry baby
— SCARFACE (@LFC_LION) November 17, 2018
Në lidhje me takimin dhe episodin që ndodhi, Kavani është shprehur: “Askujt nuk i pëlqen të humbasë, askush nuk dëshiron të luajë pa nxjerrë kthetrat. Kjo nuk është ndeshje miqësore. Për këtë arsye, disa lojtarë ishin të zemëruar, por kur përfundoi ndeshja të gjithë u qetësuan. Më ka ndodhur edhe mua me Nejmarin”.