VIDEO/ Pjesa e parë të vendos në gjumë! Anglia futet me marsh të pestë, pastaj harrohet futbolli

0

Anglia është duke u ndeshur kundër Kroacisë në sfidën që ka nisur në orën 15:00. Duke parë emrat e të dy Kombëtareve pritej spektakli nisur nga cilësitë dhe organika e ekipeve. Megjithatë nuk ka rezultuar e tillë kjo përballje.

“Tre luanët” e nisën me marshin e pestë teksa Foden goditi shtyllën në minutën e pestë. Disa aksione të rrezikshme erdhën në fillim nga Anglia duke shfrytëzuar edhe shpejtësinë e Sterling, por për t’u ndalur më pas. Kroacia arriti që të vendoste në gjumë kundërshtarin dhe ndeshja përfundoi në 45 minutat me ritmin e ulët dhe pa asnjë rast për të dy përmendur nga të dy krahët. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.