Më e keqja ka kaluar, Eriksen dërgoi mesazh te shokët e skuadrës për t’i qetësuar

0

Drama e Eriksen shokoi opinionin publik ditën e djeshme, por fatmirësisht gjithçka është normalizuar. Mesfushori i Interit është në gjendje të mirë dhe të vetëdijshme dhe duket se e ka hedhur pas krahëve ngjarjen e pazakontë që i ndodhi.

Drejtuesit e Interit treguan se Eriksen dërgoi një mesazh në Chatin e grupit të lojtarëve, me mbishkrimin “Jam mirë, shpresoj të kthehem sa më shpejtë”. Këtë e ka konfirmuar dhe Beppe Marotta në një konferencë për shtyp.

“Eriksen dërgoi një mesazh në bisedën tonë të brendshme, i cili demonstron harmoninë e madhe që ekziston në grupin e Inter”, konfirmoi administratori i deleguar zikaltër Beppe Marotta për mikrofonët e Rai. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.