Milani do të përballet në ditën e sotme ndaj Sasuolos. Në këtë përballje mund të marrin fund edhe 11-vitet e pritjes për të shkuar te titulli kampion. Kuqezinjëve u mjafton vetëm një barazim ose fitore për të zyrtarizuar përfundimisht titullin kampion.
Tifozët e Milanit janë mbledhur së bashku duke ngritur në peshë vendin, për të dhuruar spektakël pak orë para ndeshjes. Një pankartë që ka marrë vëmendjen e mediave ishte ajo ku Pioli shfaqej si Papa, i vetmi që mbështetësit kuqezinjë i falen në këtë moment. /Sport Ekspres/
Milano’da taraftarlar ?ampiyonluk maç?n? bekliyor ?#SerieA #InterSamp #SassuoloMilan #Inter #Milan #SerieATIM #WeAreCalcio #ALLIN90MINUTESpic.twitter.com/b4wSgq7k9d
— golvarmi.com (@golvarmi) May 22, 2022