VIDEO/ Mungesë aftësie konkretizimi apo fat i keq? Goli i Rei Manajt nuk vlen ndaj Napolit, pastaj gabon përballë portierit

Rei Manaj ka luajtur për 90 minuta në humbjen e Spezias me shifrat 0-3 ndaj Napolit. Sulmuesi shqiptar është vlerësuar në pjesën më të madhe të ndeshjeve të këtij sezoni me notën më të lartë. Më veçanërisht për mbështetjen që i jep shokëve të ekipit dhe për të vendosur në vështirësi mbrojtjen kundërshtare, por i mungon dukshëm aftësia në konkretizim.

Nuk shpjegohet ndryshe fakti se në pjesën më të madhe të rasteve, Manajt i duhet një penallti për të shënuar. Në ditën e sotme, Rei arriti të tundte rrjetën në minutën e 41 me kokë pasi gjendej në zonë i pambuluar, ndërsa do të akordohej pozicion jashtë loje. Në minutën e 86 do të vinte edhe rasti i fundit i takimit, ku Manaj ishte përballë portierit dhe goditi traversën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online