Po presin Europën dhe fitimin e Kupës, Da Silva luan me tifozët e Vllaznisë në rrjetet sociale: Ndoshta ndeshja e fundit në Loro Borici

Vllaznia ka arritur të fitojë në ndeshjen e fundit në Loro Borici për Superioren. Mirel Josa debutoi me fitoren 3-1 ndaj Egnatias, ndërsa gjithçka do të mbyllet ndaj Kastriotit në transfertë. Më pas mbetet për t’u diskutuar edhe fituesi i Kupës, ku shkodranët do të luajnë me Laçin dhe objektivi kryesor është Kupa e Shqipërisë.

Por kur jemi në prag të merkatos së verës, Da Silva ka zgjedhur që të luajë pak me tifozët e Vllaznisë dhe mediat sa i përket largimit të mundshëm. “Shumë i lumtur për fitoren. Gjithashtu i lumtura që shënova në ndeshjen time të fundit në Loro Borici, ndoshta…”, shkruan Da Silva duke ngritur jo pak dyshime. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online