VIDEO/ Përse të hiqet kur mund ta pish? Gjesti i Ronaldos u bë trend, trajneri i Rusisë surprizon me veprimin e tij

Kristiano Ronaldo do të bëhej viral në rrjete sociale me gjestin e bërë në konferencën për shtyp. Lojtari portugez hoqi nga tryeza dy shishet e “coca-cola”-s dhe bëri thirrje për të gjithë: “Pini ujë”. Një gjest ky që më pas u kthye në trend, me Pogbanë që vetëm një ditë më pas largon shishen e birrës gjatë konferencës për shtyp.

Por përse ti largosh kur fare mirë mund ti pish? Trajneri i Rusisë, Çerçeshov, i ka surprizuar të gjithë me vendimin e tij. Ai ka marrë në duart e tij shishet e “coca-cola”-s, por kur të gjithë prisnin që t’i largonte prej aty, bën të kundërtën. Kreu i pankinës së Rusisë e merr shishen në dorë dhe nis ta pijë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *