Zyrtare/ Supermeni kthehet në shtëpi! Legjenda Bufon e mbyll atje ku e nisi, firmos me klubin e Serie B

Xhanluixhi Bufon ka vendosur të kthehet përsëri atje ku e nisi karrierën e tij në futboll. Legjenda e portës italiane firmos për ekipin e Parmës, që sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Serie B. Portieri 43-vjeçar është pranë fundit të rrugëtimit të tij në karrierë dhe dëshira duket se është që të varë dorezat në gozhdë në vendin ku emri i tij u soll për herë të parë në arenën e futbollit.

“Supermeni kthehet në shtëpi“, ishin fjalët që Parma zgjedh për të komunikuar këtë transferim të veçantë. Klubi bën me dije se palët kanë firmosur një kontratë që e mban Bufon të lidhur me skuadrën deri në 30 qershor të vitit 2023./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online