Nëse Florent Muslija shënon, me siguri që bëhet fjalë për realizim nga distanca. Talenti shqiptar ia ka dalë që të tund rrjetën sërish me Hanoverin duke barazuar rezultatin kundër Sandhausen në 1-1 në minutën e 42.
Thuajse nga 30 metra, Muslija do të ekzekutonte saktësisht goditjen e dënimit. Asnjë mundësi nuk kishte për portierin që të evitonte golin pasi sfera përfundoi në cepin e portës. Ky futbollist i përket Kosovës dhe nga aftësia e tij për të shënuar nga goditjet e dënimit na sjell në kujtesë ish-futbollistin e Shqipërisë, Alban Meha. /Sport Ekspres/
BOOOOM! ?| Florent Muslija bangs in a free kick from 30 yards to equalise for @Hannover96 ?.#Bundesliga2 | ???? pic.twitter.com/WSkY6rQYHh
— Dardanian Football (@DardanianFooty) April 25, 2021