Legjenda që ndërroi jetë i përfshirë në listën e votuesëve, reagon djali i Fadil Vokrrit: Jemi befasuar, nuk i bën nder Shqipërisë

Një rast disi i pazakontë ka ardhur nga zgjedhjet në Shqipëri teksa në listën e votuesëve ishte edhe presidenti i ndierë i FFK-së, Fadil Vokrri. Ky i fundit ka ndërruar jetë, por duket se listat në vendin tonë nuk kanë ndërruar dhe janë ende ato të vjetërat.

Pas këtij lajmi ka reaguar për “Insporti” edhe djali i legjendës, Gramoz Vokrri, që i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare për ta përmirësuar sa më shpejt këtë gabim. “Kemi qenë të befasuar nga ky lajm. Gabime të tilla nuk i bojnë nder as Shqiperisë e as demokracisë. Shpresojmë dhe i bëjmë apel autoriteteve shqiptare që të permirsohet ky gabim dhe te hiqet nga listat emri i Fadil Vokrrit sa me parë”, tha Gramoz Vokrri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online