Festa e madhe në Tetovë! E mbyllin kampionatin para kohe, Ernest Gjoka shpallet kampion me Shkëndijën

Shkëndija e Tetovës ka fituar kampionatin në Maqedoninë e Veriut pas fitores së arritur në shifrat 3-1 ndaj Borec. Miqtë kërkuan që t’i prishin festën kuqezinjëve, por pa ia arritur qëllimit më shumë se 45 minuta. Në pjesën e dytë do të ishte Murati, Ibrahimi dhe Hebaj që përmbysën historinë e takimit.

Pas kësaj fitore ka ardhur edhe kurorëzimi për Shkëndijën e Tetovës nën drejtimin e trajnerit të njohur shqiptar, Ernest Gjoka. Tashmë nuk ka nevojë që të pritet më gjatë dhe ndeshjet e mbetura do të shërbejnë për të aktivizuar lojtarët që kanë qëndruar më shumë në stol dhe për të evidentuar talentet e rinj përpara ndeshjeve të Europës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online