VIDEO/ Përqafimi i ndierë nga thellësia e zemrës me Armand Dukën, ja pse Silvinjo është kaq shumë i përfshirë te Shqipëria

Silvinjo nuk është thjeshtë trajneri i Shqipërisë, është lojtari dhe tifozi i parë i kësaj Kombëtare. Eksperiencën e tij të madhe në ekipet prestigjoze në Europë dhe faktin se ka vetëm pak kohë që e ka lënë futbollin e luajtur, bën që t’ia përcojë më së miri lojtarëve të Kombëtares.

Nga ana tjetër, qëndrimi në Shqipëri e ka ndihmuar jo pak Silvinjos dhe e ka bërë që të ndihet si pjesë e jona. Përfshirja e tij është shumë e madhe te kjo Kombëtare dhe duket qartë. U pa që në momentin kur Shqipëria fitoi 1-3 ndaj Ishujve Faroe, u pa që në momentin kur Shqipëria fitoi me Moldavinë, ku lojtarët festuan me pankinën dhe trajnerin.

Por pas fitores në Ishujt Faroe, Silvinjo mbajti një fjalim për lojtarët dhe ajo që veçohet më shumë si detaj, është përfaqimi me Armand Dukën, kreun e FSHF. Nuk ishte thjesht një falënderim, por mënyra sesi Silvinjo i tregonte dashurinë e tij dukej qartë se kishim të bënim me një mirënjohje të thellë për mundësinë që i ishte dhënë.

Dukej qartë se Silvinjo pavarësisht se nuk ka pasur sukses si trajner më parë, thjesht nuk kishte kushtet e duhura për të dhënë më të mirën e tij. E në këtë aventurë te Shqipëria, baraziliani e ndieu se me mundësitë që i ishin ofruar nga Shqipëria, nga FSHF, do të bënte çmendurira.

Një përqafim dhe ndjeshmëri që flet shumë, tregon zemër dhe shumë përjetim. Po aq sa momenti kur në golin e dytë të Dakut, Silvinjo thërret menjëherë Asllanin për t’i dhënë këshilla sesi duhet të sillej në fushë por nga gëzimi i madh, bllokohet dhe nuk mundi të nxjerrë dot asnjë fjalë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online