VIDEO/ Përmbysje që dhuroi emocione të forta, Ballkani i Ilir Dajës meriton vetëm respekt

Lojtarët e Ballkanit janë duke përjetuar pikën më të lartë në karrierën e tyre. Debutimi në Europë po nxjerr paraqitje dinjitoze nga ana e ekipit nga Suhareka. Skuadra e Ilir Dajës nuk ka aspak frikë të sulmojë, pavarësisht se kundërshtarët janë të një niveli më të lartë ekonomik dhe teknik. Ballkani ka humbur me rezultatin 2-3 në çeki, por duke befasuar jo pak rivalët.

Ishte Ermal Krasniqi ai që në minutë ne 23-të shkundi rrjetën i pari, duke bërë tifozët shqiptarë të pranishëm në stadium të nisin festën. Slavia e Pragës kudërpërgjigjet pas vetëm 3 minutave, por kur kronometri shënonte minutën e 29 Korenica i jep epërsinë për të dytën herë Ballkanit. Vetëm 5 minuta më vonë, ishe Olainka ai i cili kthen përsëri baraspeshën në këtë ndeshje, që në pak kohë dhuroi emocione të forta me 4 golat e shënuar. Por festivali i golave nuk kishte përfunduar, teksa në minutën e 41-të Masopusti përmbys shifrat e ndeshjes dhe i jep fitoren Slavias së Pragës.

Përballja u mbyll me 10 lojtarë për Ballkanin, pasi Thaqi u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër në mesin e fushës. Pavarësisht kësaj humbjeje ekipi i Ilir Dajës meriton respekt për paraqitjet e bëra në këto dy takimet e parë në fazën e grupeve, ku nuk e ka pasur të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës. Në të kundërt nga ekipet shqiptare në përgjithësi, që pjesën ku çalojnë më shumë kanë shënimin e golit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online