Djelmoshat e Fierit përballen me krenari në Europë, arrijnë rezultat fantastik me Astanën në UEFA Youth League

Një ndeshje e rëndësishme ishte për Apoloninë U-19 në Europë. Ky ekip arriti një rezultat fantastik, aty ku nisën zyrtarisht rrugëtimin në UEFA Youth League.

Skuadra e Fierit arriti të barazonte në transfertë ndaj Astanës, 1-1. Në minutën e 42 do të vinte goli i parë i takimit, pikërisht nga Apolonia. Një aksion i bukur i finalizuar me sukses nga Mezani pasi u gjet para portës kundërshtare.

Gjithçka u barazua në fundin e pjesës së parë teksa me një goditje dënimi nga distanca, Astana riktheu baraspeshën. Pjesa e dytë i përkiste vetëm statistikave me Apoloninë që arrin rezultat mbreslënës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online