VIDEO | Perlë rekord e Grizman, Atletiko i afrohet Barçës

Edhe pse Selta Vigo iu përgjigj dhëmb për dhëmb Atletikos së Madridit, djemtë e drejtuar nga Diego Simeone ia kanë dalë të fitojnë me rezultatin e pastër 2-0. Një triumf që erdhi pas barazimit 0-0 të Barcelonës kundër Hueskas, me katalanasit që nuk kishin Mesin dhe shumë titullarë. Tashmë diferenca mes këtyre dy ekipeve ka shkuar në nëntë pikë. Sigurisht që shanset që skuadra e Valverdes ta humbë titullin janë thuajse zero.

https://twitter.com/DribbleFeverFC/status/1117120322610900993

Për të mbetur te ndeshja, ishte Antuan Grizman ai që hapi takimin. Sulmuesi arriti të ekzekutonte në mënyrë perfekte një goditje dënimi në fundin e pjesës së parë. Portieri Blanko u shtang nga gjuajtja e fortë e futbollistit të Atletikos së Madridit dhe u detyrua ta nxirrte topin nga rrjeta.

Më pas atë e theu edhe Alvaro Morata, i cili nuk ishte preferuar titullar. Sulmuesi u shërbye nga Grizman dhe nga mesi i fushës përparoi, u fut në zonë dhe pasi shmangu portierin kundërshtar realizoi golin e qetësisë. Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe Atletiko mori pikët e plota, pas një triumfi me rezultatin 2-0.

Standings provided by Sofascore LiveScore

SHIFRAT E GRIZMAN – Vetëm Lionel Mesi ka bërë më mirë se francezi nga goditjet e dënimit. Ai ka realizuar 3 nga 11 tentativat në La Liga këtë sezon. Ndërkohë me golin e shënuar sulmuesi ka parakaluar Fernando Torresin, duke u bërë shënuesi i pestë më i mirë me fanellën e Atletikos. Francezi shënoi golin e 130-të dhe tashmë i duhen edhe gjashtë gola për të parakaluar sulmuesin Hoze Garate, autor i 135 rrjetave të tundura me skuadrën spanjolle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *