VIDEO/ Penalltia e Brojës nuk i sjell fitoren Chelsea-t, “tërbimi” i Casemiros i prish mbrëmjen Armandos në “Stamford Bridge”

Sfida mes Chelsea-t dhe Manchester United-it është mbyllur mes dramës. Ndeshja ka qenë në baraspeshë deri në minutën e 87. Broja hyn në fushë në minutat e fundit dhe nuk vonon për t’u kthyer në protagonist. Chelsea ka të drejtën e ekzekutimit të një goditjeje nga këndi dhe mbrojtësi i United-it harron rregulloren me markimin e parregullt që i bën sulmuesit shqiptar.

Broja rrëzohet në zonë dhe gjyqtari nuk e mendon dy herë të akordojë penallti. Jorginho shkon të godasë 11 metërshin, të cilin e shndërron në gol. Por festa e bluve të Londrës nuk zgjat shumë. Në minutën e 94-t, Casemiro godet fort me kokë dhe shënon gol me fanellën e “djajve të kuq”.Topi kalon vijën fatale dhe është teknologjia “goal line“ ajo që i jep të drejtën e festës Manchester United-it. Një gol që Casemiro e priste me padurim dhe kjo duket qartë në “tërbimin” e tij pas shënimit. Braziliani shfryn gjithë nervat e presionin e grumbulluar dhe i prish kështu mbrëmjen Armando Brojës dhe shokëve të tij të ekipit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online