Penalltia e fituar nga Broja hap diskutime, Bruno Fernandes: Kontakte të tilla ndodhin në çdo ndeshje të Premier Ligës

Armando Broja e nisi nga stoli ndeshjen e sotme kundër Mançester Junajtedit. Sulmuesi shqiptar u bë menjëherë protagonist në momentin që shkeli në fushën e blertë, teksa fitoi penalltinë nga e cila u shënua edhe goli i Çelsit. Në lidhje me këtë episod ka folur edhe Bruno Fernandezi, që fillimisht ka kundërshtuar vendimin e arbitrit. Në prononcimin për “Sky Sports“ pas ndeshjes, mesfushori i “djajve të kuq“ ka zbuluar se i ka komunikuar gjyqtarit se kontakte të tilla janë krejtësisht të zakonshme në Premier Ligë.

“I thashë arbitrit se ky lloj kontakti është në çdo ndeshje në Premier Ligë. Unë nuk e pashë, nuk mund të them nëse ishte e drejtë apo jo. Skoti tha se nuk ishte duke e mbajtur (Brojën). Nuk e di”, ka thënë Bruno Fernandezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online