“Me Partizanin ishte një fitore më e madhe“, Kapllani tregon strategjinë: Në ndeshjet e para merren pikët

Erzeni e ka mbyllur fazën e parë të “Abissnet Superiore“-s me fitore. Shijakasit kanë mposhtur Tiranën me rezultatin minimal 1-0. Goli u shënua në minutën e 15, kur Kahrimanoviç u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Tirana dhe Erzeni ndajnë tashmë vendin e dytë në tabelën e renditjes, me nga 15 pikë të grumbulluara. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti bo gol” në “Oversport”.

Kapllani (Erzeni): “Tirana është ekipi më i kuotuar për t’i shkuar deri në fund titullit kampion. Ne jemi për një objektiv krejt tjetër. Një objektiv madhor, ai i qendrimit në kategori. Cdo fitore ka shijen e vetë. Ajo me Partizanin ishte shumë e madhe. Por edhe kjo ka rëndësinë e vetë. Ishte ndeshja e fundit e fazës së parë. Jemi shumë të lumtur. Mendoja që fillimin e sezonit kërkoja nga vetja dhe nga ekipi. Ekipi më është përgjigjur 100%. Në ndeshjet e para merren pikët. Gjatë kampionatit bëhet gjithcka e vështirë“.

Shehi (Tirana): “Ne shumë mirë mund ta kalonim ndeshjen në avantazh. Por kur ndëshkohemi dhe me skuadra që rrinë të gjithë mbrapa kemi shumë vështirësi. Hodhëm një formacion duke mos rrezikuar me Patrik. Në pjesën e dytë rrezikuam me lojtarë që vinin pas një dëmtimi dhe rrezikonin përsëri një dëmtim. Doli ta ndryshon gjithë rrjedhën. Ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte. Me një skuadër që rri e gjitha mbrapa s’duhet të marrësh gol. Por të marrësh gol, bëhet shumë e vështirë. Ishte faji i fushës? Jam nga ata persona që nuk delegoj faje. Kur nuk delegoj faje, nuk gjej fajtor. Sot mund të bënim më mirë, por në futboll gjithçka mund të ndodhi. Pranojmë verdiktin dhe shikojmë përpara.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online