VIDEO | Penallti skandaloze, gafa e vitit ndodh në Suedi

Një penallti tërësisht qesharake është akorduar në kampionatin suedez në ndeshjen midis Djurgarden dhe Elfsborg. Gjyqtari i takimit, Glen Nyber, nuk ishte në ditën e tij më të mirë teksa vendosi të akordonte një 11-metërsh për ekipin vendas.

Pamjet filmike janë të qarta mes sulmuesit të Djurgarden dhe mbrojtësit të Elfsborgut nuk asnjë lloj kontakti. Ulvestad gjuajti me sukses penalltinë dhe shifrat shkuan në 2 – 0, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në përfundim të takimit.

Pavarësisht gabimit të gjyqtarit, trajner i Elfsborg Xhimi Telin nuk pranoi që të bënte polemika duke thënë se ekipi i tij duhet te fitonte patjetër ndeshjen për shkak se vendasit luajtën për 75 minuta me 10 lojtarë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *