Aleksandro Pato është një nga futbollistët më aktivë në rrjete sociale. 29-vjeçari brazilian vazhdon të aktivizohet në kampionatin kinez të futbollit me ekipin e Tianzhin Kuanzhian, ndërsa flitet për një interesim të Milanit.
Lojtari mohoi zërat e rikthimit në Milano, ndërsa ka publikuar një video të veçantë në faqen e tij në rrjetet sociale. Sulmuesi shihet duke xhongluar një… çamçakëz. Tre xhonglime të çamçakëzit dhe rikthimi në gojë.
“E bëni dot?“, shkruan shkurt Pato, duke lëshuar sfidën e radhës. Ajo ka nisur, hashtagu është përhapur dhe video po bëhet virale në internet. Pato ia ka dalë ta kryejë perfekt “detyrën”, ndërsa tashmë është radha e të tjerëve për të bërë të njëjtën gjë, edhe pse është shumë e vështirë.