Rumani, një pasdite e qetë futbolli, dy ndeshje dhe… 7 penallti! A mund të ndodhë normalisht? Në ndehsje kupash është e thjeshtë, nëse ka shtesa dhe duhen 11-metërsha, por sot në Rumani u luajtën 2 ndeshje kampionati dhe u akorduan 7 penallti brenda 90 minutash.
Dunarea Kalarashi ka mundur 3-2 Botoshanin e Enriko Papës, i cili ka qenë i pafat, sepse në pjesën e parë goditi shtyllën, me një kthesë mjaft të bukur me kokë. Shqiptari është ambientuar mjaft mirë dhe nuk pritej që t’i ecte kaq mbarë në Rumani, duke parë që pakkush i dha besim në Shqipëri.
Botoshani shënoi 2 gola me penallti, ndërsa Dunarea humbi 1 penallti.
Ndërkaq, Gaz Metani mundi 3-2 Universitatea Krajovën, me miqtë që shënuan një gol në penallti dhe humbën një tjetër, ndërsa Gaz Metan e shënoi penalltinë e vet.