VIDEO/ Partizani tregon forcën dhe rrëmben kreun, Kukësi-Tirana ndahen në paqe me spektakël golash

0

Kanë përfunduar dy ndeshjet hapëse të javës së 28 të Kategorisë Superiore. Partizani ka marrë një fitore pa shumë probleme kundër Kastriotit. Të kuqtë kanë triumfuar me shifrat 3-1 kundër krutanëve. Këta të fundit kaluan të parët në avantazh që në minutnë e 4-t, por ekipi i Ilir Dajës ka përmbysur gjithçka deri në fund të takimit. Partizani merr kështu tre pikë mjaft të vlefshme, falë të cilave rrëmben përkohësisht kreun me një pikë më tepër se Teuta.

Ndërkohë në “Elbasan Arena“ ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës është mbyllur në barazim 2-2. Ekipet ndahen në paqe, por duke dhuruar një spektakël golash në fushë. Kale përmbysi shifrat në 1-2 pak minuta përpara përfundimit të takimit me anë të një goli spektakolar. Por e mënjehershme ka qenë përgjigja nga kapiteni i verilindorëve, Ibraimi. Ky i fundit i tregon të gjithëve arsyen përse cilësohet si një luks për kampionatin tonë, teksa shkund rrjetën me një perlë nga goditja e dënimit dhe vulos kështu fatin përfundimtar të takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

LIVE, Partizani-Kastrioti 3-1 Hakaj 31′, Xhunior 75′, Asani 85′ /Daci ‘4

Partizani : Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Bardhi, Murataj, Broja, Çinari, Asani, Xhunior
Trajner: Ilir Daja

Kastrioti: Hidi, Çela, Neziri, Shkalla, Rami, Bardhi, Moraes, Daci, Prodani, Merhmeti, Zhivanaj.
Trajner: Ramadan Ndreu

LIVE, Kukësi-Tirana 2-2 Eze 25′, Ibraimi 89’/ Seferi 71′, Kale 84′

Kukësi: Tafas, Baravikas, Bytyçi, Lulaj, Kotobelli, Demiri, Taipi, Limaj, Ibraimi, Gashi, Eze
Trajner: Mirel Josa

Tirana: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Torasa, Kale, Seferi
Trajner: Orges Shehi

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.