Torino e Ualter Maxarrit arriti të merrte një pikë shumë të vlefshme në transfertën në “San Paolo”. Vendasit dominuan gjatë të gjithë takimit dhe goditën 10 herë portën e mbrojtur nga Sirigu, por në fund të 90 minutave rezultati qëndroi 0 – 0.
Një tjetër e veçantë e kësaj ndeshje ishte dhe numri i lartë i kartonëve të verdhë, plot tetë të tillë, njërin prej të cilëve e mori mbrojtësi i kombëtares sonë Elseid Hysaj.
Në këtë takim futbollisti shkodran u aktivizua si mbrojtësi i krahut të majtë dhe luajti gjatë të gjithë 90 minutave.
NAPOLI 0 – 0 TORINO