VIDEO/ Pamjet tregojnë vendimin e turpshëm në favor të Juventusit, penalltia ishte faull në favor të Interit

Përballja mes Juventusit dhe Interit ka sjellë shumë diskutime dhe polemika për shkakun e arbitrimit. Bardhezinjtë fituan në shifrat 3-2 falë penalltisë së fituar në minutat e fundit me Cuadradon që aktroj më së miri në duelin me Perisic.

Fotografimi i nisjes së duelit mes këtyre lojtarëve tregon qartësisht se këmba e Cuadrado-s shkon te futbollisti i Interit. Vendimi i arbitrit ishte unanim dhe nuk ka kërkuar as verifikimin e VAR, pavarësisht se në këtë moment po vendosej ndeshja dhe njëkohësisht fati i Champions League.

Përsëritja e pamjes tregon se më logjike do të ishte akordimi i faullit në favor të Interit sesa penalltia për Juventusin. Nëse bardhezinjtë do të barazonin në këtë përballje atëherë do të mbeteshin përfundimisht jashtë Champions League pasi Napoli i mjaftonte një fitore në dy përballjet e fundit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online