Në sytë e Murinjos dhe para gjithë Italisë, Marash Kumbulla shkëlqen kundër Lacios: Ishte thelbësor në fitore

Marash Kumbulla nuk u preferua nga minuta e parë në ndeshjen kundër Lacios, sa i përket derbit të kryeqytetit të Italisë. Megjithatë duket se trajneri në ikje, Foneska, nuk di si t’i marrë më të mirën lojtarëve që zotëron. Në minutën e 38 të takimit do të dëmtohej Ibanez dhe mbrojtësi shqiptar mori vendin e tij.

Ndeshja e zhvilluar nga Kumbulla ishte fantastike duke marrë duartrokitjen e tifozëve, që kanë vlerësuar performancën e shqiptarit në rrjetet sociale. Gjithashtu edhe në mediat italiane Marashi ka marrë notën 7, që është nga më të lartat.

“Goal.com” vazhdon me përshkrimin: “Hyrja e tij në fushë ishte thelbësore. Është një lojtar i vështirë për t’u thyer nga kundërshtarit dhe një mbrojtje e madhe për Romën”. Përpara syve të trajnerit të ri, Murinjo, e në vëmendjen e gjithë Italisë, Kumbulla ka treguar se mund t’i përgjigjet niveleve më të larta në Serinë A. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online