VIDEO/ Pakënaqësi apo rastësi? Ronaldo kthehet në çështje te Portugalia, refuzon festën me ekipin dhe largohet para kohe nga fusha

Kristano Ronaldo ka qenë një magnet debatesh e diskutimesh në botën e futbollit. Niveli i tij duket se nuk po i përgjigjet më egos së madhe që e karakterizon, duke sjellë situata të pakëndshme në karrierën e tij. Pas Ten Hagut, edhe trajneri Santos vendosi ta ulte në stol, për t’i treguar se në ekip është ai që merr vendimet. Shkak ishte pakënaqësia që Ronaldo i shfaqi në momentin e zëvendësimit në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut.

Në sfidën e sotme kundër Zvicrës, Ronaldo u fut në fushë në pjesën e dytë, pa mundur të jetë protagonist në lojë, por duke qenë absolutisht qendra e vëmendjes pas saj. Lojtarët portugezë janë grumbulluar në fushë për të përshëndetur tifozët dhe për të festuar kualifikimin në çerekfinale, ndërsa Ronaldo ka refuzuar t’u bashkohet. Sulmuesi 37-vjeçar është veçuar nga grupi dhe ka përshëndetur i vetëm tifozët përpara se të largohej direkt për në dhomën e zhveshjes. Veprimi i tij menjëherë ka hapur polemika, teksa të gjithë mundohen të gjejnë shpjegimin për këtë gjest. Mënyrë për të shprehur pakënaqësinë apo thjesht rastësi? Përgjigja mbetet për t’u zbuluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online