VIDEO/ Pa mbrojtje dhe duke u tallur, komentatori nuk ia pranon spektaklin Florian Markut ndaj Prodan: Mos kërce tani, na premtove tjetër gjë

Florian Marku do të fitonte ndaj Maxim Prodan për t’i shkaktuar humbjen e parë në karrierë kundërshtarit. Shumë fjalë ishin thënë edhe në konferencën para ndeshje, teksa Marku premtoi se do ta rrëzonte me KO rivalin e tij. Nga ana tjetër Prodan u shpreh se Marku kishte bërë gafën e madhe që zgjodhi të ndeshej me të, pasi i përkiste një sporti tjetër.

Por në fund boksieri shqiptar ia doli që të fitonte me pikë. Jo me pak dramë erdhi suksesi falë rezultatit të dhënë nga arbitri i fundit që e vendosi duelin 6-4 për Markun. Ndërkohë Marku zgjidhte që të luante me Prodan duke mos u mbrojtur dhe vallëzuar në arenë.

Këtë tallje nuk e ka pranuar komentatori i DAZN gjatë ndeshjes. Ky i fundit ka risjellë në vëmendje fjalët e thëna para ndeshjes: “Jo Marku, mos fillo të kërcesh tani. Na ke premtuar fitoren me KO”, tha komentatori i DAZN. /Sprt Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online