Situata e papritur e Kumbullës te Roma/ Deklaroi dashurinë për Murinjon, portugezi po e bën të largohet nga kryeqyteti

Marash Kumbulla është duke përjetur një moment të vështirë në Itali. Mbrojtësi shqiptar bëri hapin e madh duke kaluar nga Verona te Roma. Sezoni i parë për të ishte pozitiv, megjithëse nuk janë shmangur ulje-ngritjet në performanca. Kjo e ndikuar më tepër nga dëmtimet muskulore dhe infektimi me Koronavirus, pasi deri në ato momente, Kumbulla po mbante lartësinë si te Verona.

Por nëse në kohën e Foneskës ky lojtar ishte thuajse i paprekshëm, kjo nuk ndodh me Murinjon. Në kohën kur portugezi erdhi te Roma, Kumbulla shprehur hapur dashurinë për të dhe ishte i lumtur që do të stërvitej me një nga trajnerët më të mirë në Europë. Por nga ana tjetër Murinjo nuk ishte po kaq i emocionuar që do të punonte me të. Deri në këto momente Kumbulla ka luajtur vetëm një minutë ndaj Trabzonsporit dhe më pak se 15 minuta ndaj CSKA Sofia. Këto janë të gjitha aktivizimet e tij me Murinjon, duke hequr ndeshjet përgatitore.

Deri në këto momente Roma ka luajtur me ekipe si CSKA Sofia, Salernitana, Trabzonspor, Verona, ku Murinjo mund të përdorte fare mirë edhe Kumbullën, por ka zgjedhur gjithmonë dyshen Mancini-Ibanez. Gjithashtu edhe me një Smalling që pret minutat e tij pas rikthimit nga dëmtimi, duket se Kumbulla do e ketë thuajse të pamundur që të fitojë besimin e Murinjos, në një kohë që nuk i jepet ende shansi për të treguar veten. Në këto kushte duket se largimi nga Roma do të jetë zgjidhja e vetme për të. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online