VIDEO/ Ospina lë fushën me barrela dhe i gjakosur, pëson dëmtim horror kundër Atalantas

Atalanta ka ftuar 2-0 ndeshjen e sotme kundër Napolit të Gatuzos. Takimin e vendosën dy golat e ardhur në pjesën e dytë. I pari do mbante si autor Pasaliç, ndërsa i dyti do të vinte nga Gosens. Por përpos rezultatit, Napoli pësoi një tjetër humbje në fushë, atë të portierit Ospina.

Gardiani i skuadrës italane u detyrua të lërë fushën në minutën e 30-të pas një dëmtimi horror të pësuar. Në dalje për të kontrolluar një top të hedhur në zonë nga goditja e dënimit, Ospina përplaset me Kaldarën dhe Mario Rui, me këtë të fundit që i shkakton edhe dëmtimin e rëndë.

I gjakosur në fytyrë dhe i shtrirë në fushë, portieri i Napolit bën menjëherë me shenjë se kërkon të zëvendësohet, duke e pasur të pamundur të qendrojë në katërkëndëshin e tij. Janë dashur më pas barrelat për të nxjerrë jashtë vijave kufizuese dhe për t’i dhënë trajtimin e duhur mjekësor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online