VIDEO/ Nuk ka fitues në “Elbasan Arena”, Shehi me dhimbje koke nga ndeshja e “mallkuar” për sulmuesit

0

Kukësi-Teuta 0-0

Ka përfunduar edhe gjysmëfinalja e dytë e ditës së sotme në “Elbasan Arena“. Kukësi dhe Teuta nuk kanë shkuar më larg se një barazim me rrjeta të paprekura. Një rezultat ky që lë gjithçka të hapur në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në datën 15 korrik.

Një takim që ka përfunduar me dhimbje koke për Orges Shehin. Një mbrëmje “jo” kjo e sotmja për sulmuesit e Kukësit. Abazaj do e niste nga stoli si pasojë e një dëmtimi. Por që në minutën e dytë goleadori i verilindorëve, Shkurtaj do të detyrohej që të linte fushën pas një lëndimi të pësuar. Kuper do të zinte vendin e tij, por fati i keq do e përndiqte edhe atë, duke mos i shpëtuar dot dëmtimit.

Lajme jo të mira këto për Orges Shehin, i cili në fundjavë do të ketë duelin me kundërshtarin e drejtpërdrejtë për titull kampion, Tiranën. Në kampin kuksian shpresojnë për një rekuperim sa më të shpejtë të sulmuesëve deri në ndeshjen e radhës, pasi në të kundërt do të duhej të luanin të përgjysmuar ndaj një ekipi si ai i bardhebluve të Egbosë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

KUKËSI: Xhika, Musta, Lulaj, Krasniqi, Musolli, Maliqi, Limaj, Rroca, Et’hemi, Gavazaj, Shkurtaj.

TEUTA: Frashëri, Kuro, Hoxha, Arapi, Todorovski, Aleksi, Avdyli, Kallaku, E.Vila, L.Vila, Hebaj.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.