VIDEO/ Olainka gjen përsëri rrjetën në Europë, pas 6 golave ka shpresë për të shkuar në Tiranë

Ka përfunduar me rezultatin 3-3 ndeshja mes Fejnordit dhe Slavias së Pragës. Një përballje argëtuese për syrin e tifozëve, ku ka gjeyur rrugën e rrjetës edhe Peter Olainka. Ish-lojtari i Skënderbeut shënon përsëri në Ligën e Konferencës, me golin e tij që i dërgoi përkohësisht shifrat në 1-1.

Ndërkohë në pjesën e dytë, u shënuan edhe 4 gola të tjerë për të vulosur fatin e takimit. Senesi (74′) dhe Kokçu (86′) kanë tundur rrjetën për Fejnordin në pjesën e dytë, ndërsa Kolins Sor (67′) dhe Traore në sekondat e fundit të sfidës ishin autorët e golave për Slavian e Pragës. Një rezultat i tillë lë gjithçka të hapur pë ndeshjen e kthimit në Çeki sa i përket ekipit që do të vazhdojë rrugën drejt Tiranës. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online