VIDEO/ Olainka e dërgon topin mes këmbëve të kundshtarit dhe tund rrjetë, Slavia e Pragës hedh në hap të madh në rrugën për në Tiranë

Slavia e Pragës ka marr sot nj fitore mjaft të rëndësishme, teksa ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 Lask Lincin. Ndeshja është zhbllokuar mjaft herët, me Sor që nis festën e çekëve që në minutën e 4-t, ndërsa në të 29-n ishte po ai që dyfishoi shifrat. Balic ngushtoi rezultatin në minutën e 67, por Slavia e Pragës nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit.

Peter Olainka shton emrin e tij në listën e golashënuesve në minutën e 82-të. Ish-lojtari i Skënderbeut e dërgon topin mes këmbëve të kundërshtarit dhe tund rrjetën. Vetëm dy minuta më vonë, Traore fikson rezultatin përfundimtar në 4-1. Ky rezultat e dërgon Slavian me njërën këmbë në çerekfinale, duke hedhur një hap të rëndësishëm në rrugëtimin drejt Tiranës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online