Slavia e Pragës ka marr sot nj fitore mjaft të rëndësishme, teksa ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 Lask Lincin. Ndeshja është zhbllokuar mjaft herët, me Sor që nis festën e çekëve që në minutën e 4-t, ndërsa në të 29-n ishte po ai që dyfishoi shifrat. Balic ngushtoi rezultatin në minutën e 67, por Slavia e Pragës nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit.
Peter Olainka shton emrin e tij në listën e golashënuesve në minutën e 82-të. Ish-lojtari i Skënderbeut e dërgon topin mes këmbëve të kundërshtarit dhe tund rrjetën. Vetëm dy minuta më vonë, Traore fikson rezultatin përfundimtar në 4-1. Ky rezultat e dërgon Slavian me njërën këmbë në çerekfinale, duke hedhur një hap të rëndësishëm në rrugëtimin drejt Tiranës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/