VIDEO | Oduamadi jep sinjalin e parë, Blazhevski zbret në fushë

Namdi Oduamadi është dëmtuar në fund të fazës së parë dhe trajneri Ardian Mema nuk e ka pasur në asnjë moment në urdhrat e tij. Sulmuesi anësor, i cili në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e Milanit, u dëmtua në shpatull dhe i është dashur të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale.

Kështu rikthimi i tij në fushat e blerta do vonojë, pasi para muajit mars nuk mund të jetë i gatshëm për Tiranën. Së fundmi Oduamadi ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shihet se ka nisur me terapinë. Mesazhi është i qartë: “Po rikthehem më i fortë”.

Oduamadi me Tiranën është aktivizuar vetëm në pesë takime, dy prej të cilave i nisi nga minuta e parë. Për herë të fundit kishte qenë pjesë e Helsinki, skuadër me të cilën ishte shpallur nënkampion në Finlandë dhe kishte realizuar 7 gola. Më parë është aktivizuar në Serie B me skuadra si Latina, Breshia, Krotone, Vareze dhe Torino. Nigeriani në tetor ka mbushur 28 vjeç.

MAQEDONASI – Dejan Blazhevski është larguar nga Tirana, edhe pse klubi bardheblu ende nuk e ka zyrtarizuar këtë lëvizje. Sulmuesi ka tërhequr lejekalimin dhe ditën e sotme është fotografuar së bashku me Blaze Iljoski para seancës stërvitore me Rabotniçkin.

Ilioski është zyrtarizuar më parë si futbollist i “romantikëve” dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me ish-sulmuesin e Tiranës. Blazhevski nga Superiorja largohet me tre gola në llogarinë e tij, por nuk është se arriti të jepte atë që prisnin në kampin bardheblu.

Blaze Iljoski dhe Dejan Blazhevksi (Foto: Sport.com.mk)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *