VIDEO | Obamejang nderon Arsenalin, “topçinjtë” presion Çelsit

Java e kaluar nuk ishte aspak pozitive për Arsenalin, që u mposht përballë Sauthemptonit në kampionat dhe Totenhemit në kupë. Megjithatë, djemtë e Unai Emeri janë rikthyer te fitorja, duke mposhtur ekipin e Bërnlit me rezultatin 2-1.

Pierr Obamejang ishte heroi i “topçinjve” me dygolëshin e shënuar, që e ngjit ekipin në kuotën e 37 pikëve, aq sa ka dhe Çelsi i vendit të katërt. Dy golat e sotëm e ngjisin sulmuesin nga Gaboni në kuotën e 12 golave në kampionat, duke kryesuar i vetëm renditjen e golashënuesve.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt. Aksion i bukur me disa pasime për Arsenalin dhe Obamejang shënoi pas një pasimi të Kolashinaç.

Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, ndërsa e dyta nisi me gol. Ishte përsëri Obamejang, i cili mori një pasim nga Lakazet dhe dyfishoi shifrat për vendasit në minutën e 48-të. Bërnli rihapi ndeshjen në minutën e 63-të. Barnes shfrytëzoi një rrëmujë në zonën e Arsenalit dhe shkurtoi rezultatin.

Arsenali gjeti dhe golin e tretë në minutën e parë shtesë me anë të Iuobit  pas një kundërsulmi të shpejtë, duke siguruar përfundimisht fitoren e ndeshjes.

Arsenal-Bërnli 3-1
(Obamejang 14’, 48’, Iuobi 90+1’ / Barnes 63’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online