VIDEO/ “Nuk thamë që të fitojmë me Interin”! Safet Gjici flet edhe për Erjola Doçin: Mrekulli, shihni çfarë tifoze ka Kukësi

Trajneri Longo ishte diskutimi i javës për të gjithë mediat sportive në Shqipëri. Tekniku që po e kthen Kukësin të bukur me lojën që po zhvillon la të hapur mundësinë e largimit dhe kjo ka habitur jo pak. Ndërkohë presidenti i nderit i verilindorëve, Safet Gjici, e ka komentuar sërish për “Procesi Sportiv” këtë çështje.

“Trajneri Longo është i ri në kampionatin shqiptar dhe i ka ndjekur ekipet e tjera, do të mësohet me problematikat që ne kemi. Trajneri ka qenë i mërzitur nga humbja e ndeshjes dhe kjo ishte arsyeja e vetme. U keqinterpretuan fjalët e tij, ashtu si në javën e parë. Të tjerët i morën fjalët sikur tha që me këtë ekip rrahim edhe Interin, por nuk është ashtu. Longo ka thënë se i merr të gjithë rivalët njësoj”, tha Gjici.

Ndërkohë e ftuar në studio ishte edhe Erjola Doçi që u prezantua si tifoze e Kukësit: “Mrekulli, shihni çfarë tifoze ka Kukësi, nuk ka vetëm Partizani dhe Tirana kështu”, u shpreh Gjici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online