“Pitbulli” zbutet nga njerëzit! Taulant Xhaka reagon për herë të parë: Gënjeshtra! Nuk e refuzova Shqipërinë, por nuk dua të rrezikoj veten

Taulant Xhaka ka reaguar për herë të parë sa i përket lajmit se ka refuzuar Kombëtaren Shqiptare dhe kjo e pranur edhe nga vetë trajneri i Shqipërisë, Reja. “Pitbulli” është zbutur duke parë edhe reagimin e tifozëve në lidhje me këtë veprim, ndërsa në një prononcim për “RTSH Sport” është shprehur se nuk dëshiron që të rrezikoj veten e tij për t’u dëmtuar, megjithëse Shqipëria po luan me historinë për t’u kualifikuar në Botëror.

“Taulant Xhaka kurrë nuk e ka refuzuar kombtaren! i kanm thënë Bulkut që nuk jam akoma 100% në formën time dhe më mirë ishte që të merrte një lojtar qe eshtë 100% në formë. Këto janë gënjeshtra dhe nuk e di pse. Nuk është aspak e vertetë që unë kam refuzuar Kombëtaren, por isha 1 vit i lënduar dhe nuk isha në 100% në formë dhe nuk dua të rrezikoj prapë që të lëndohem. Në këtë mënyrë, i kam dhënë shansin një lojtari të ri që të grumbullohet”, tha Xhaka. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online