Mançester Siti fitoi “Carabao Cup” ditën e djeshme, duke mposhtur në finale Çelsin e Mauricio Sarrit. 120 minutat u mbyllën pa gola, por “Qytetarët” u treguan të saktë nga goditjet e penalltive dhe siguruan trofeun e parë sezonal.
Festë e madhe për djemtë e Guardiolës, të cilët festuan gjatë me njëri-tjetrin dhe tifozët. Të gjithë në ekstazë dhe me kupën në duar, përveç njërit! Oleksandër Zinçenko ka shijuar festën e shokëve të tij, por pa patur mundësinë për të prekur trofeun.
Një gjë e tillë nuk ka ndodhur pa shkak, por kanë qenë vetë lojtarët e Sitit që i kanë mohuar 22-vjeçarit ukrainas prekjen e kupës. Shkakun e zbulon anglezja “The Sun”, që i rikthehet festës së sezonit të kaluar.
Mançester Siti zhvilloi një kampionat fantastik, duke e mbyllur në vendin e parë me plot 100 pikë. Gjatë festës së zhvilluar në skenën e e vogël të montuar në mesin e fushës, të gjithë lojtarët ishin në pritje të momentit për të ngritur në qiell trofeun e madh.
Mes euforisë së krijuar dhe adrenalinës së madhe, Zinçenko prek pa dashje me shpinë trofeun, që përfundon në tokë. Të gjithë tmerrohen për një moment, por nuk ka asnjë rrezik. Vinsent Kompani ngre në qiell kupën për të nisur zyrtarisht festën.
Lojtarët nuk e kanë harruar veprimin e mëngjarashit dhe janë kujdesur që ai të mos binte në kontakt me trofeun e fundit të fituar.
Man City letting Zinchenko lift the trophy because he dropped it last year! ? pic.twitter.com/aI2boOfa5m
— Soccer AM (@SoccerAM) February 24, 2019