VIDEO/ Nuk priten vetëm si Zot! Dihej mendimi i tij për agresionin e Izraelit me Palestinën, i gjithë stadiumi buçet për Hakimin në mbrëmjen e tmerrit

Duke pasur parasysh numrin e madh të yjeve në skuadrën e tyre, lojtarët e PSG-së u pritën me entuziazëm të madh nga tifozët e Maccabi, gjë që është edhe e pritshme, pasi jo çdo ditë vjen në vizitë një ekip si kampionët e Francës. Një pritje e veçantë sigurisht i është bërë Lionel Messit, i cili nga djemtë e vegjël u pa si një qenie mbinjerëzore, gjë që flet shumë për popullaritetin e futbollistit argjentinas.

Mirëpo, vizita në Izrael për të gjithë lojtarët e PSG-së nuk ishte aq mahnitëse, më saktë Achraf Hakimi përjetoi një pritje të tmerrshme nga turma vendase. Hakimi është i njohur për pikëpamjet e tij kur bëhet fjalë për agresionin izraelit kundër Palestinës dhe tifozët e Maccabit padyshim që nuk e kanë harruar këtë.

Kur ai hyri në lojë, tifozët e Maccabi-t zhurmuan stadiumin për mbrojtësin e djathtë maroken, i cili po bënte gjeste sikur nuk po i dëgjonte. E në vizitat e mëparshme në Izrael, kur PSG luante ndeshjet e Superkupës së Francës, Hakimi do të përshëndetej në mënyrë të ngjashme, kështu që mund të thuhet se e priste këtë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online