“Të q**** kurorën”/ Tifozëve të Celtic-ut nuk ua ndjen për mbretëreshën, shpalosin banerin fyes në Champions League

Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 96-vjeçare. Pallati mbretëror dhe gjithë Mbretëria e Bashkuar shpallën zinë për mbretëreshën e tyre, në respekt të së cikës u paralizua edhe futbolli anglez fundjavën që lamë pas.

Por ndarja e saj nga jeta nuk i ka hidhëruar të gjithë në Britani. Tifozëve të Celtic-ut nuk u ka pëlqyer ndërprerja e aktiviteteve dhe kanë shpalosur një baner fyes në stadium në ndeshjen e mbrëmshme në Champions League.

“Të q**** kurorën”, shkruhej në banderolën e tifozëve skocezë, të cilët më pas provokuan edhe me personin që më 1982 theu masat e sigurisë dhe hyri në dhomën e gjumit të Elizabeth-ës II, teksa shkruajnë: “Na vjen keq për humbjen tuaj, Michael Fagan”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online