Duke pasur parasysh numrin e madh të yjeve në skuadrën e tyre, lojtarët e PSG-së u pritën me entuziazëm të madh nga tifozët e Maccabi, gjë që është edhe e pritshme, pasi jo çdo ditë vjen në vizitë një ekip si kampionët e Francës. Një pritje e veçantë sigurisht i është bërë Lionel Messit, i cili nga djemtë e vegjël u pa si një qenie mbinjerëzore, gjë që flet shumë për popullaritetin e futbollistit argjentinas.
Mirëpo, vizita në Izrael për të gjithë lojtarët e PSG-së nuk ishte aq mahnitëse, më saktë Achraf Hakimi përjetoi një pritje të tmerrshme nga turma vendase. Hakimi është i njohur për pikëpamjet e tij kur bëhet fjalë për agresionin izraelit kundër Palestinës dhe tifozët e Maccabit padyshim që nuk e kanë harruar këtë.
Kur ai hyri në lojë, tifozët e Maccabi-t zhurmuan stadiumin për mbrojtësin e djathtë maroken, i cili po bënte gjeste sikur nuk po i dëgjonte. E në vizitat e mëparshme në Izrael, kur PSG luante ndeshjet e Superkupës së Francës, Hakimi do të përshëndetej në mënyrë të ngjashme, kështu që mund të thuhet se e priste këtë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Hoy el jugador de PSG Hakimi fue abucheado cuando entro en el minuto 83 por la hinchada del Maccabi Haifa por haber apoyado a Palestina en sus redes sociales. El marroqui entra haciendo el gesto de que se tapa el oido. pic.twitter.com/Ec0Y9lp3uS
— Palestina Hoy ?? (@HoyPalestina) September 14, 2022