VIDEO/ Nuk mund t’i besojnë syve, “hulku” i Premier League gabon pak metra larg portës së zbrazët

0

Ulverhempton ka fituar pastër me shifrat 3-0 kundër Evertonit të Karlo Ançelotit. Jimenez fillimisht me penallti në pjesën e parë dhe më pas Dendonker dhe Jota në të dytën vulosin shifrat përfudimtare të takimit. Megjithatë rezultati mund të kishte qenë më i thellë nëse Adama Traore do të kishte qenë më i qetë përpara porte.

“Hulku” i skuadrës angleze, që njihet për fizikun e tij muskuloz, u fut në lojë në minutën e 71-të të ndeshjes, por 15 minuta më pas bën më të vështirën e mundshme duke i habitur të gjithë. Jota shërben në mënyrë perfekte dhe vetëm fare pak metra larg portës së boshatisur e gjitha në dispozicion të tij, Traore godet traversën e më pas topi shkon jashtë. Pankina e “ujqërve” nuk mund t’i besojë syve, ashtu si edhe vetë lojtari që këtë sezon ka shkëlqyer në Premier League dhe ka rënë në radaring e klubeve të mëdha europiane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.