“Verona është një Atalantë e vogël”, Bogdani flet për talentin Lakti: Është i kompletuar, mund të kthehet në Serie A

Erjon Bogdani ka folur për “Lady Radio” në Itali për të dhënë mendimin e tij për ekipin e Veronës dhe Fiorentinës. Ish-sulmuesi i verdhebluve e ka cilësuar skuadrën e Kumbullës si një Atalanta të vogël këtë sezon. Në vëmendje të bisedës janë sjellë edhe talented e violëve, mes të cilëve është edhe mesfushori shqiptar Erald Lakti. Ky i fundit është huazuar nga Fiorentina në Serie C, por Bogdani është i mendimit se Lakti mund të kthehet sërish me ekipin nga Firence në Serinë A.

“Verona është një Atalanta e vogël. Një ekip që është një surprizë e këtij kampionati dhe që po vendos shumë skuadra në vështirësi.

Lakti? Ai është në rrugën e tij, por është një mesfushor i kompletuar. Lakti është një futbollist i rëndësishëm që dëshiron t’a sakrifikojë veten dhe të luajë në nivele të larta. Gjithashtu mund të rikthehet te Fiorentina në Serie A, por me njerëzit e rinj duhet durim”, ka thënë Erjon Bogdani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online