VIDEO/ Spektakël dhe gola fantastikë, Totenhemi i Murinjos triumfon në derbin e Londrës

Derbi i Londrës veriore ka përfunduar me fitoren e Totenhemit. Spërsat kanë mposhtur në shifrat 2-1 Arsenalin duke përmbysur shifrat e takimit. Lakazet gjeti i pari rrugën e rrjetës ku me një goditje fantastike nga jashtë zone kalon në avantazh “topçinjtë“. Megjithatë shija e epërsisë zgjat vetëm 3 minuta, aq sa i nevojiten Son për të barazuar. Një gabim në pasim në prapavijën e Arsenalit dhe një vendosje e gabuar e Luiz bën që sulmuesi koreano jugor të marrë një asist perfekt nga kundërshtarët për të shënuar më pas me parabël.

Ndërkohë goli i fitores do të vinte 9 minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, teksa Alderveireld e dërgon topin në rrjetë falë një gjuajtje mjaft të bukur me kokë gjatë ekzekutimit të një goditje nga këndi. Kështu skuadra e Murinjos ia del të fitojë 3 pikët në këtë ndeshje kaq të rëndësishme dhe e sheh veten 2 pikë larg zonës europiane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/MinutesFoot/status/1282341494276399105

https://twitter.com/yansn_7/status/1282341724581277699

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online